-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Rusia ka ndikuar në krizën në veri të Kosovës

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Kosovën, ndër të tjera ka theksuar se Rusia ka ndikuar në krizën dhe tensionet e krijuara në veri. Në raporton përmenden edhe incidentet që kanë ndodhur në atë pjesë, e po ashtu sulmet ndaj zyrave komunale atje. Sipas DASH-it, çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës kanë vazhduar ta kufizojnë aftësinë e Qeverisë për të konfirmuar autoritetin atje. Tensionet në veri, sipas këtij raporti thuhet se janë shkaktuar edhe si pasojë edhe e ndikimit të Rusisë.

“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se është nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës”. Ndryshe, muajin e kaluar edhe Bashkimi Evropian ka ndarë shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Paralajmërimet e Zelenskyt për mundësinë që Rusia të provokojë konflikt në Ballkanin Perëndimor i kanë komentuar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ata kanë thënë se “përgjigja më e mirë për të stabilizuar në mënyrë afatgjatë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së do të ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian për ta integruar edhe këtë rajon”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit