Pas të shtënave me armë në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë.
“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar ai.
Ndërkohë, vetë ministri është nisur në drejtim të burgut të Peqinit.