Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 3 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.
Bëhet fjalë për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Piroli.
Partia Socialiste ka bërë një kërkesë përjashtimi për 3 deputetët e lartë përmendur, me arsyen se krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.