Gjatë përleshjes së ditës së sotme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, midis 3 të dënuarve, ka mbetur i vrarë Arben Lleshi.
Tre të burgosurit Sokol Mjacaj, Ilir Xhakaj dhe Arben Lleshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit.
Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku raportohet se ka mbetur i plagosur Ilir Xhakja dhe ka humbur jetën Arben Lleshi.
Kush është Arben Lleshi?
Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në maj të vitit 2016, pasi rezulton i dënuar me 32 vite burg. Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është i dënuar me 32 vjet burg për vrasje, nga një gjykatë në Britani. Ai është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”. Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.
Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.
Sherr dhe plumba brenda burgut të Peqinit, ky është i dënuari që u vra