-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në burgun e Peqinit, reagon PD: Këto situata “po i han kokën” stabilitetit kombëtar

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Arben Lleshi, dhe u plagos Indrit Shaqja, autor është i dënuari Sokol Mjacaj.

Sekretari për Sigurinë Kombëtare në PD, Xhemal Gjunkshi tha se kjo ngjarje pasqyron cënimin e rendit dhe të sigurisë publike.

Ai mori shembull edhe një plagosje të ndodhur në Tiranë sot duke e komentuar situatën me tension të rënduar që sipas tij vjen për shkak të varfërisë dhe papunësisë në vend.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në burgun e Peqinit ku u vra një i burgosur dhe u plagos një tjetër, nuk dëshmon vetëm pasigurinë në këto ambjente. Ngjarja pasqyron cënim të rendit, sigurisë publike dhe një realitet tensioni të rënduar të shoqërisë. Po sot në Tiranë dy të rinj u plagosën nga një adoleshent, ngjarje kjo e përsëritur dhe në qytete të tjera.

Shkaqet e rendit të tronditur tashmë dihen pasi varfërisë së madhe, papunësisë  dhe mungesës së një Strategjie efikase kundër krimit i shtohet edhe filozofia e kryeministrit dhe e qeverise me moton * kokën e njëri tjetrit le të hanë*. Por në fakt kjo situatë “po i han kokën ” ekonomisë,  stabilitetit kombëtar dhe integrimit europian

Sepse investitorët vendas e të huaj nuk shohin siguri  dhe besim tek institucionet, sepse turistët nuk mund të vizitojnë një vend ku krimi godet në mes të ditës  dhe në mes të qendrës, ku parlamenti është përfshirë nga flaka e gazi, ku në burgje shpërthejnë armët dhe ku banesat e bizneset vidhen e grabiten.

Rendi dhe siguria duhet të mbahen me strategji vizion dhe masa konkrete, me zyrtarë e punonjës me integritet dhe jo me propagandë pompoze nga ministrat dhe zyrtarët e qeverisë. Shqipëria e 2023” deklaroi Xhemal Gjunkshi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit