-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Associated Press”: Rama aleati kyç për menaxhimin e migracionit në brigjet evropiane

Kryesoret

Prestigjiozja “Associated Press” i ka kushtuar një artikull takimit të krerëve të Italisë dhe Britanisë së Madhe, Giorgia Meloni dhe Rishi Sunak, si dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas artikullit në fjalë Meloni dhe Sunak, ranë dakord për të trajtuar emigrimin e parregullt në Evropë, duke u zotuar të intensifikojnë bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Pjesë nga artikulli:

Melonit dhe Sunak, të cilët zhvilluan bisedime në Romë, iu bashkua edhe homologu shqiptar Edi Rama, i cili shihet si një aleat kyç në përpjekjet për të menaxhuar ardhjet e emigrantëve nga Afrika e Veriut në brigjet evropiane.

Zyra e Melonit tha në një deklaratë pas takimit se bisedimet me Sunak “u fokusuan kryesisht në punën e përbashkët në fushën e migracionit në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në Londër” në prill.

Dy udhëheqësit thuhet se ranë dakord të bashkëfinancojnë një projekt të parë italo-britanik të riatdhesimeve vullnetare të asistuara në vendet e origjinës, të hartuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin për migrantët e bllokuar në Tunizi.

Meloni, Sunak dhe Rama ranë dakord për nevojën për të menaxhuar migracionin e parregullt “në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, duke intensifikuar më tej bashkëpunimin midis tre vendeve për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, thuhet në deklaratë.

Bisedimet prekën gjithashtu çështje të tjera, duke përfshirë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe “krizën në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Në muajt e fundit, Sunak ka zhvilluar një partneritet të fortë me Melonin dhe ka kërkuar të fitojë mbështetje nga liderë të tjerë evropianë për të ndihmuar në goditjen e migracionit, me Shqipërinë dhe Italinë që shihen si partnerë vendimtarë.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit