Personazhit të njohur në “Tik tok” Kozak Braçit i dogjën makinën e tij më datë 2 dhjetor në Tiranë.
Policia ka mundur të identifikojë dhe të prangosi dy prej autorëve të kësaj ngjarjeje, D.L.,40 vjeç dhe M.L., 18 vjeç të dy banues në Vlorë.
Uniformat blu sqarojnë se dy personat në këmbim të djegies së makinës së Kozak Braçit kanë marrë një shpërblim prej 1.500 eurosh.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një person i tretë, Kleviol Ahmeti, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor dhe porositësi i krimit.