-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja me Italinë, Rama: Nuk pranoj kërkesa të vendeve të tjera, Kushtetuesja bëri detyrën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga festivali Atreju në Itali, nuk kishte sesi mos të fliste dhe në lidhje me pezullimin e marrëveshjes për emigrantët nga Gjykata Kushtetuese, ku është shprehur se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese dhe se kjo marrëveshje është e rëndësishme.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kryer detyrën e saj, sepse sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri.

Kam besim sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por besoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo” tha Rama.

Kreu i qeverisë është shprehur gjithashtu se nuk do të pranojë marrëveshje të tilla me vendet e tjera europiane.

Nuk do të pranoja kërkesa të tjera nga vendet evropiane, kemi pasur nga vendet e tjera të BE-së, por kemi thënë jo.

Ka një ndryshim: nëse bëjmë një marrëveshje me një vend si Italia, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo sikur të ishim një vend jashtë të cilit do ta transferonim problemin. Ajo që po bën Italia nuk është ta transferojë problemin, por të përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugë duke u marrë me vetë problemin” deklaroi kryeministri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit