-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga misteri i armës tek hakmarrja, dinamika e plotë e vrasjes në burgun e Peqinit

Kryesoret

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj vazhdon të ketë shumë paqartësi dhe mistere.

Ekzekutimi është bërë në mënyrë mafioze, ndërsa ende nuk dihet mënyra se si është futur arma brenda atij burgu.

Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqjan.

Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba. Lleshi ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Paraprakisht dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshi dhe plagosur Indrit Shaqja, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar se gjithçka është nën kontroll në atë burg dhe se autori i krimit të rëndë është neutralizuar pas negociatave.

Janë një sërë grupesh hetimore që kanë marrë përsipër hetimin, ndërsa bëhet me dije se Sokol Mjacaj, vrasësi i djeshëm në burg, ishte përcaktuar prej ditësh të lëvizej në burgun e Reçit dhe për të gjithë këta ka folur vetëm Ulsi Manja.

“Ngjarje tepër e rëndë. Ka humbur jetën një i dënuar dhe është plagosur lehtë një tjetër i dënuar. Dua të ngushëlloj familjarët e dënuarit që ka humbur jetën, t’i uroj shërbim të shpejtë të dënuarit tjetër që është plagosur. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas kryerjes së krimit i është drejtuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Pas dorëzimit, është vënë në dispozicion të prokurorit të gatshëm të Elbasanit. Nuk ka pasur në asnjë moment cenim të jetës dhe sigurisë të personelit policor. Për dinamikën e ngjarjes, do të duhet të presim rezultatet e hetimit që po zhvillon prokuroria”, tha Manja.

Ndërkohë pas ngjarjes ministri i Drejtësisë ka dhënë urdhër që të gjitha burgjet e vendit të kalojnë në sigurinë më të lartë, ndërsa mësohet se do të merren në pyetje të dënuar dhe drejtues të institucioneve ku më parë Mjaca ka vuajtur dënimin. Kjo me qëllim mbledhjen e informacioneve për të hedhur dritë nëse kjo ngjarje ka qenë e planifikuar më parë.

Vrasjet në familjen Lleshi

Arben Lleshi është i dënuari që u ekzekutua sot nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Aty ai vuante dënimin përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Ishte pikërisht kjo ngjarje që nisi sagën e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi, pasi në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit. Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së djeshme Arben Lleshi. Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite.

Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha. Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit