-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë për imunitetin? Berisha: Kërkohet rrëzimi i narkoregjimit të Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga takimi që po zhvillon në degën Gjirokastër është shprehur se protesta e thirrur ditën e hënë nuk ka lidhje me imunitetin e tij.

Ai është shprehur se protesta nuk është për një person, por sipas tij për grushtin e shtetit brenda shtetit që po kryhet nga Edi Rama.

Protesta e së hënës nuk ka lidhje me imunitetin tim. Në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin për heqjen e mbrojtjes së deputetëve. Njeriu që e ka kundërshtuar është Edi Rama.

 Kjo që ndodh është grusht brenda shtetit. Të hënën, këta shkojnë në parlament për t’i imponuar parlamentin vendimin e tyre antikushtetues për rëndim mase, për të treguar se janë larva në funksion të Edi Ramës.

Është poshtërim i Parlamentit, ndaj protestojmë. Nuk protestojmë për personin, por kundër grushtit të shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama.” është shprehur Berisha.

I cili shtoi gjithashtu se protestat kanë si qëllim kthimin e votes së lirë.

“Protestat do të jenë të pandërprera dhe kanë për mision rikthimin e votës së lirë, rrëzimin e narkoregjimit të Ramës.

Jam optimist se kjo do realizohet. Nuk ka diktaturë bande që i ka rezistuar mosbindjes civile”, përfundoi ish-kryeministri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit