Armando Sadiku e ka nisur shumë mirë këtë sezon në kampionatin indian, duke u bërë menjëherë protagonist me fanellën e Mohun Bagan. Sulmuesi kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka lënë shenjë me gola e tashmë me asiste në këto javë të para ku ekipi i tij shfaqet mes pretendentëve për titullin.
Bomberi kuqezi duket se ka rilindur me skuadrën e tij indiane, teksa së fundmi është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit nëntor. Në 7 ndeshje, 32-vjeçari ka arritur të realizojë 3 gola si dhe një asist, duke u shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij.
/PANORAMA SPORT