Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e nesërme por kryesisht dita e Diel pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, cka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.