Vëzhguesit e Kreni-Promenit kanë vërejtur parregullsi serioze në votimet e qytetarëve në Beograd, Krajevë, Loznicë dhe Novi Sad.
“Në Beogradin e Ri ka pasur presion mbi votuesit dhe “trenin bullgar”, të cilët paraqesin një formë më të rëndë të parregullsive zgjedhore. Një grup burrash u pa duke zbritur nga një xhip dhe duke iu afruar votuesve me letra. Pas raportimit të ngjarjes, menjëherë kemi njoftuar organet kompetente”, është bërë e ditur nga Kreni-promeni.
Krahas kësaj, Kreni-promeni thekson se janë evidentuar edhe një sërë parregullsish të tjera zgjedhore.
“Parregullsitë e vërejtura nga vëzhguesit tanë janë shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në shumë qendra votimi filloi dita e votimit pa futur fletën e kontrollit në kutinë e votimit në qendrën e votimit në Stari Grad, shumë kuti nuk ishin fare të vulosura (Stari Grad, Banjica, Kraljevë) dhe votuesit në vendvotime, kanë bërë fotografi të fletëve të votimit, që është shkelje e fshehtësisë së votës”, njoftuan nga Kreni-promeni dhe shtuan se vëzhguesit e tyre i kanë regjistruar këto të dhëna sipas rregullave ligjore.
Na opštini Novi Beograd u ulici Mileva Marić Ajnštajn u blizini biračkog mesta primećena grupa ljudi koja izlazi iz džipa i prilazi biračima. Slučaj smo prijavili policiji. #Izbori2023 #Nepravilnosti #KPposmatrači pic.twitter.com/PLUwkeBA6d
— Kreni-Promeni (@KPromeni) December 17, 2023