Policia e Sarandës ka vënë në pranga Fisnik Musën dhe ka shpallur në kërkim qytetarin me iniciale A.M 29 vjeç.
Dy shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin makina të vjedhura në Greqi, i pajisnin me dokumenta false dhe më pas i shisnin.
Policia gjatë kontrolleve ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete të vjedhura me vlerë 40 mijë euro.