-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën për “faj” të rumunit, dënohet me burg banda shqiptare e drogës

Kryesoret

Katër trafikantë droge kanë marrë një dënim total prej 16 vitesh burg në Angli.

Gjatë kapjes së tyre policia sekuestroi 1 kg kokainë me një vlerë prej më shumë se 40,000 £.

Andi Dema, 35 vjeç, u dënua për pesë vjet e gjashtë muaj. Në një seancë të mëparshme, Dema u deklarua fajtor për komplot për furnizimin e kokainës, një drogë e klasit A, blerjen ose posedimin e pronave kriminale dhe shkeljen e urdhrit të dëbimit. Ai ishte deportuar më parë në Shqipëri në 2016 dhe 2021.

Albert Nedelcu, 23 vjeç, një i ri rumun, ai u dënua për katër vjet e gjashtë muaj. Ai u deklaruar fajtor për shpërndarje kokaine dhe posedim prone kriminale.

Ridison Nega, 25 vjeç, u dënua gjithashtu me katër vjet e gjashtë muaj pasi u deklarua fajtor për furnizimin e kokainës dhe blerjen ose posedimin e pronave kriminale.

Me dy vjet e katër muaj u dënua dhe Xhenaro Shehu, 20 vjeç.

I riu rumun pikaset nga policia, nxjerr “zbuluar” bandën shqiptare të drogës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit