Vrasjen e Arben Lleshit, prokuroria kërkon arrest në burg për 12 zyrtarët e ndaluar
Prokuroria Elbasan kërkon masën e arrestit në burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtaret e burgut Peqin të ndaluar.
Sokol Mjacaj vrau brenda në qeli Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë, Indrit Shaqja, në momentin kur Mjacaj po kthehej nga ajrimi, arma e përdorur në vrasje ka hyrë brenda burgut ne rrethana ende të paqarta.
Sot është dorëzuar kërkesa ne gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.
Për 12 zyrtarët e ndaluar, përfshirë këtu dhe drejtorin e burgut, Kamber Hoxha, prokuroria thotë se nuk kanë kryer kontrollin fizik, në momentin e daljes së të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.
“Gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 BIS ku ka qenë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë.” njofton prokuroria.
Related
- Advertisement -
- Advertisement -