-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A kaluan 3.7 milionë euro në xhepin e Lefter Kokës? Flet truri i inceneratorëve

Kryesoret

Mirel Mërtiri i është përgjigjur për herë të parë publikisht akuzave për inceneratorët. Në një intervistë televizive tek Syritv, Mërtiri ka treguar procedurën për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Mërtiri ka thënë se dosja e SPAK ndaj tij është e mbushur me të pavërteta. Ai akuzoi prokurorin e SPAK, Klodian Braho për se ka sajuar gjithçka që ndodhet në dosje.

Mërtiri akuzoi prokurorin Braho se ka paraqitur në dosje fatura të falsifikuara duke bërë që në burg të përfundojnë shumë persona të pafajshëm. Ai tha se prokurori e ka stisur dosjen për t’i shërbyer dikujt në politikë apo në privat.

“Nëse ju dëshironi që unë të flas në emër të zotit Koka, unë nuk e di pse zoti Koka apo ministria pranoi këtë ofertë nga ana jonë. Unë di të them që zoti Koka dhe të gjithë ata që janë akuzuar për dosjen e Elbasanit, ndodhen në mënyrë të padrejtë në burg. A e dini ju se njerëzit sot janë në burg në mënyrë të padrejtë?”.

Më pas ai u pyet direkt se a kanë kaluar 3.7 milionë euro në llogaritë e kompanisë së Lefter Kokës nga inceneratori i Elbasanit. Mërtiri e mohoi duke thënë se dokumentet janë falsifikuar nga SPAK. ‘Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës. SPAK i ka falsifikuar dokumentet dhe vlerat në të cilat këto kontrata janë zhvilluar,’ tha Mërtiri.

Flet për herë të parë/ Mirel Mërtiri: Kjo është e vërteta për inceneratorët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit