Sali Berisha, prej javësh ka ngritur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka e cila konfirmoi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalimin jashtë vendi. Berisha e ka akuzuar Gjokën pasi kjo e fundit ka pasur një konflikt interesi me ish-kryeministrin.
Berisha është shprehur se kur ishte President e ka shkarkuar nga detyra duke e cilësuar si të paaftë për statusin.
Sipas përgjigjes nga Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton se Sali Berisha vetë e ka shkarkuar dhe e ka emëruar Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime të njëpasnjëshme.
Më 8 shkurt 1996, KLD e kryesuar nga Berisha shkarkoi gjyqtaren Irena Gjoka si të paaftë, ndërsa 6 muaj më vonë, më 23 gusht 1996, KLD që drejtohej nga Berisha e emëroi Gjokën në Mallakastër.