Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo deklaroi në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” se Sali Berishën do ta mbyllin në arrest shtëpie. Ai shpjegoi versionin e tij se përse mendon se gjithçka ishte një provokim nga SPAK-u për të futur në kurth Berishën.
“Është provokim nga SPAK-u që kur të shkojë në Kuvend të mos shkojë për kufizim të lirisë por ashpërsim mase. Pse të mos e mendoj këtë gjë? Pse SPAK-u nuk e bëri një gjë të tillë. Dy janë shpjegimet, ose mendon se ka të drejtë dhe mendon se ka të drejtë.
Ose, ajo që unë mendoj, që ka është bërë e gjitha duke ditur reagimin e Sali Berishës për ta futur atë patjetër në arrest shtëpie. Sali Berisha do të jetë në arrest shtëpie për një vepër penale që as SPAK-u nuk e di nëse ekziston. Në rastin më të keq është në arrest me burg” tha ai.
Arrestimi i Berishës/ Bozdo te “5Pyetjet”: E prisnim! Juristi: Procesi “doli nga shinat”