Këshilli i Kuvendit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili është person nën hetim mbi procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, përmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej ish klubi, ku më pas u ngrit një kompleks pallatesh. Për gazetarin Ferdinand Dervishi procesi duhet që të zhbëhet nga Gjykata Kushtetuese. Ai listoi shkeljet.
“Kjo bën “mu” që ka një problem shumë të madh. Është tjetër gjë, që të bashkosh dëshirat dhe të ndikohesh prej tyre. Qoftë për SPAK-un. Unë jam nga njerëzit që jam ithtar i SPAK-ut, që po bën ca gjëra që nuk i kemi menduar. Por në këtë rast ka një problem. Kushtetuta të thotë që të gjitha masat shtrënguese, filluar nga detyrimi i paraqitjes në Kuvend.
Kjo duhet zhbërë dhe atë e bën gjykata Kushtetuese. Kjo është shumë e thjeshtë. Duket sikur dikush kërkon me patjetër që këtë njeri ta ndëshkojë. Nuk është në nderin e SPAK-ut. Në këtë histori të mos shkojnë me tifozllëk, nuk jemi në stadium. Nuk duhet që Berisha të marrë ndëshkim se kështu e do opinioni, por me prova” tha ai.