Vettingu në Policinë e Shteti do të rinisë nga dita e sotme, ka bërë me dije Ministria e Brendshme. Sipas Ministrisë seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyerjes Policore.
“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Ministria e Brendshme bën me dije se janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Një prej tyre do të jetë Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit.
Trupa e Vlerësimit: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare. Kush do të kapet me shkelje në kriteret e vlerësimit do të përjashtohet.