Mirel Mërtiri, i njohur mediatikisht si pronari i inceneratorëve, foli tek SyriTv për atë që njihet si afera e shekullit. A është ai pronari i inceneratorëve? ‘Unë dua t’ju bëj një pyetje: si është e mundur që në legjislacionin shqiptar, fjala pronar de facto nuk ekziston?
A mund të më përcaktoni ju se çfarë do të thotë pronar de facto? Që të jesh pronar de facto, duhet të ketë edhe një përshkrim ligjor.
Fjala pronar është e mirëcaktuar në legjislacion. Unë sot dhe familja ime, dhe gjithë rrethi im shoqëror, akuzohet për akte dhe veprime të pakryera ndonjëherë nga ne.
Nëse do i marrim të gjithë impiantet me radhë, mund t’u kthej përgjigje për secilin prej tyre.
E nisim me Elbasanin. Pozicioni im është shumë i qartë dhe i thjeshtë, familja ime është pronare e përkohshme e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.
Shoqëria Albtek është në shoqëri, e cila duhej të ekzistonte në administrim të familjes sime vetëm për 7 vjet. Është e përcaktuar qartësisht në kontratë.
Në përfundim të vitit të 7, shoqëria dhe kontrata i kalonte në menaxhim shtetit shqiptar, përkatësisht Ministrisë së Energjetikës dhe në vijim, Bashkisë së Elbasanit.
E para nuk është një tender, e dyta nuk është një kompani në pronësi. E treta, shoqëritë që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtij impianti janë me eksperiencë disavjeçare në shtetin italian.
Albtek është një kompani në pronësi të familjes sime vetëm përkohësisht. Unë flas sipas kushteve që ka kontrata të përcaktuara,’ tha Mërtiri.
Më pas ishte Belind Këlliçi, që e pyeti direkt Mërtirin nëse e njeh Engjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë.
‘Të jetosh në Shqipëri, patjetër që do kesh marrëdhënie me politikanë shqiptare sepse është jeta specifike, sepse jemi njerëz, jemi qenie njerëzore.
Zoti Këlliçi, ju po i filloni bisedën me emra të përveçëm, gjë që të cilën unë nuk kam për ta bërë sonte.
Nuk flas me emra të përveçëm për një arsye. Nuk është korrekte kur ka hetime të caktuara, të devijuara, nga SPAK kundër familjarëve të mi, nuk mund të ndodhë.
Po ju jap përgjigje tani për zotin Agaçi, as nuk e njoh, as nuk e kam takuar dhe as nuk e di se çfarë bën në jetën e tij,’ tha Mërtiri.
A kaluan 3.7 milionë euro në xhepin e Lefter Kokës? Flet “truri” i inceneratorëve