-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia pa forcë punëtore, lajm i mirë vjen për shqiptarët pa leje qëndrimi

Kryesoret

Mungesa e forcës punëtore po bëhet një problematikë edhe në Greqi.

Kjo problematikë ka ndezur debate të ashpra edhe në politikën helene, ku ka pasur një përplasje në Parlament mes ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairides.

Diskutimi mes tyre është ndalur tek Amendamenti i qeverisë për t’i dhënë mundësi punonjësve ilegalë, kryesisht nga vendet e treta për të qëndruar dhe punuar në Greqi.

Sipas Karidis rregullorja nuk i legalizon emigrantët e paligjshëm, por u jep të drejtën e punës.

“Amendamenti ka të bëjë kryesisht me hyrjet e ligjshme. Njerëz të ardhur legalisht. Shqiptarë që erdhën këtu dhe punonin, e për disa arsye u skadoi leja dhe nuk u rinovua. Nuk të jep të drejtë tjetër veç punës. Ajo nuk jep të drejtën e bashkimit familjar apo të shtetësisë. Nuk ka të bëjë me hyrjet e reja, por ata që kanë ardhur para vitit 2021 dhe vetëm nëse kanë kontratë pune. Ne përdorim një marrëveshje që ekziston që nga viti 2005 dhe është riaktivizuar në vitin 2014. Marrëveshja ka të bëjë me afërsisht 30,000 njerëz. Nuk ka të bëjë me personat që vijnë ilegalisht në Greqi. Bëhet fjalë për personat që ndodheshin ligjërisht në Greqi dhe nuk arritën të rinovonin lejen e qëndrimit për ndonjë arsye. Ata janë kryesisht me origjinë shqiptare, gjeorgjiane dhe filipinase”, deklaroi ministri i Emigracionit në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit