Egnatia ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Kategorinë Superiore, pas një disavantazhi të befasishëm ndaj Vorës në ndeshjen e javës së 33-të.
Vora kaloi në avantazh që në minutën e 4-t, ndërsa shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 26-të pas një penalltie të fituar dhe të shënuar nga Kasalla.
Pavarësisht mundësive për të rikuperuar, Egnatia nuk arriti të kthente situatën, dhe ndeshja u mbyll me fitore për Vorën, 2-0, duke e çuar skuadrën në 35 pikë.
Egnatia mbetet e treta në klasifikim me 54 pikë.
/5pyetjet.al









