Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se forcat e rendit kanë neutralizuar personin e dyshuar të armatosur që kishte tentuar të hyjë në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë, ku ishin të pranishëm ai, bashkëshortja Melania Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës amerikane.
Sipas Trump, i dyshuari kishte një urrejtje të theksuar ndaj të krishterëve dhe kishte përpiluar një manifest të mbushur me mesazhe antikristiane.
“Sipas Trump, i dyshuari ishte një ‘person i sëmurë’ që kishte ushqyer urrejtje për një kohë të gjatë, duke shtuar se manifesti i tij ishte ‘shumë antikristian’. Ai gjithashtu theksoi se familjarët e të dyshuarit kishin qenë në dijeni të gjendjes së tij mendore dhe se disa prej tyre kishin ngritur shqetësime tek autoritetet.”









