-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Arben Kraja: Ja përse e kërkojmë arrestin për Sali Berishën

Kryesoret

Prej orës 12:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Të pranishëm janë kryetarja e Këshillit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët e PS-së, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Bledi Çuçi dhe Arben Pëllumbi nga PS-ja dhe nga opozita deputeti Enkelejd Alibeaj. Mundojnë deputetët e tjerë të PD-së që kanë mbështetur Sali Berishën në parlament, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Të pranishëm edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi. Prokurori Arben Kraja shpjegoi se përse kërkon heqjen e imunitetit per Sali Berishen.

Sali Berisha nuk e zbatoi vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë përpara oficerit të policisë gjyqësore. Për këtë arsye prokurori kërkoi masë më të rreptë pasi janë shkelur detyrimet e masave ndaluese. Ekziston dyshimi se nga Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv.

Vlerësojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e vendosjes së masës së sigurisë, këto janë konfirmuar nga dy gjykata e shkallës së parë dhe Apelit. Sali Berisha gjithashtu nuk ka zbatuar masat duke mos u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore. Ne kërkojmë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë/ arrestimin e zotit Sali Berisha” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit