Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj ka kërkuar pezullimin e kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit për shkak se dosja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Dua të shpjegoj shkakun e kërkimit tim, sepse kjo çështje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Si mund të merrni vendimin pa dhënë ne shpjegim” tha ai.
Ai tha se masat për detyrim e paraqitjes dhe ndalimin e daljes jashtë vendit që u morën fillimisht për Berishën cenojnë lirinë.
Aty janë të pranishëm anëtarët socialistë të Këshillit dhe atyre iu është bashkuar edhe Enkelejd Alibeaj si anëtar nga radhët e opozitës.
Në këtë takim nuk marrin pjesë deputetët e tjerë demokratë që kanë mbështetur Berishën në parlament si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.
Gjithashtu në sallë ndodhen prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.