Deputeti Enkelejd Alibeaj, i vetmi opozitar në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit, deklaroi se duhet të jetë vetë ish-kryeministri që të heqë dorë vullnetarisht kur prokuroria e kërkon, pa shkuar fare në parlament. Ai tha se PD-ja zyrtare është pro kërkesës së SPAK-ut që Sali Berisha të arrestohet.
“Nuk jam i dyzuar për atë që personalisht kam këtë barrë dhe peshë krahasuar me gjithë ju të tjerët kam një pozicion pak më specifik pasi me deputetin në fjalë, duke qenë se kemi qenë në të njëjtin fluks politik, e konsideroj pak më specifike qëndrimin që do të mbaj, por unë jam përfaqësues i PD-së dhe të gjitha, 12 konsideratat që mbajta do të parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit.
Sa herë që ka një kërkesë nga autoritetet e drejtësisë për një kërkesë të tillë, deputeti duhet të japë dorëheqjen. Ky duhet të jetë guri i themelit që nuk duhet të ketë asnjë lloj luhatje. Duhet ta krijojmë si standard të ri.
Po, sa herë ka një kërkesë për dhënie, apo heqje imuniteti ne kemi që pro. Raporti mes politikës dhe drejtësisë duhet të jetë i tillë. Asnjë justifikim apo pengesë nuk duhet të krijohet kur drejtësia e kërkon. I rekomandojmë seancës plenare që të japë autorizimin” tha ai.