-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OSBE reagon ashpër ndaj vendimit të SPAK-ut për Elton Qynon

Kryesoret

Përfaqësuesja më e lartë e OSBE-së  për Lirinë  e Medias, Teresa Ribero ka shprehur nëpërmjet një postimi në “X” shqetësimin për rastin e gazetarit Elton Qyno. Gazetarit iu kërkua dorëzimi i burimeve të informacioneve të lajmeve që ai publikon, prokuororët e SPAK vendosën kontrollin e banesës dhe më pas sekuestrimin e sendeve të tij të punës.

Ribero mes fjalëve të saj shprehu keqardhjen për rastin.

“Të tronditur që në Shqipëri gazetarit Elton Qyno iu bë presion për disa orë për të zbuluar burimet e tij pasi autoritetet i kontrolluan shtëpinë dhe zyrën, duke i sekuestruar pajisjet.

Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër”, thekson përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit