Kevin de Bruyne pa dyshim rezulton një mungesë e rëndësishme për Manchester City-n, me lojtarin që nuk luan që prej muajt gusht për shkak dëmtimi.
Prezenca e tij ditën e hënë në seancën stërvitore të anglezëve ishte një lajm mjaft i mirë për teknikun Pep Guardiola.
Por mesfushori është përballur me një tjetër problem, ndoshta edhe më shqetësues se dëmtimi.
Ai dhe familjarët e tij kanë rënë viktima të një grabitjeje të ndodhur në shtëpinë e tij në Belgjik.
Për fat të mirë askush nuk ndodhej aty kur hajdutët janë futur dhe kanë kthyer shtëpinë “përmbys”.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:00 në datën 16 dhjetor, dhe e para që e raportoj ishte gruaja e lojtarit Michele Lacroix, e cila tregoi se ishte shokuar kur kishte parë shtëpinë thuajse të shkatërruar.
Deri më tani dyshohet se hajdutët kanë vjedhur vetëm bizhuteri.
Megjithatë, De Bruyne vendosi të mos kthehet në Belgjikë, por të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës së Man City-t, pasi po afron rikthimi i tij në fushë pas dëmtimit që pësoi që prej muajit gusht.