-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do t’i tregoj të gjitha”! Vrasësi që vrau në burg: Më sillni prokurorin këtu

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja e prokurorisë për rastin e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi një tjetër. Në dëshminë e dhënë për prokurorinë, drejtori Kamber Hoxha, tashmë i arrestuar ka treguar momentet e tmerrit dhe dorëzimin e Mjacajt.

Ai ka thënë se Sokol Mjacaj pasi kreu vrasjen, u vendos te objekti ku kryhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda duke kërkuar prokurorin me premtimin se do i tregonte gjithçka. Pas disa negociatave, Mjacaj u dorëzua.

Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i raportova që kemi një ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvuajtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.

E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policisë” tha ai.

“Ishin në gjak”! Plumba dhe britma, drejtori: Si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit