-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kapën me pulat në Durrës! Italia liron “Zotin e drogës”: I mbylli hesapet

Kryesoret

Alket Hatija, i dënuar nga Apeli me vendim të formës së prerë me 20 vjet burg për trafikim narkotikësh dhe vepra të tjera penale, ka fituar lirinë tre muaj pasi u ekstradua në Itali.

Gjykata e Apelit të Milanos, me vendim të datës 11 dhjetor 2023 konsideron se dënimi i kryer në Shqipëri, vendim i dhënë nga gjykatat shqiptare për 10 vjet burg është për të njëjtat vepra penale dhe në këto kushte konsiderohet i shlyer.

Sipas Kodit të Procedurës Penale në Itali, në momentin që personi është në burg për të njëjtën çështje, gjyqi duhet të pezullohet ose të merret prokur me shkrim nga vetë i pandehuri që pranon të vijojë gjykimin. Në rastin e Hatisë një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga vetë ai, por firmosur nga avokati, pa pëlqimin e 50-vjeçarit

Në këto kushte, në rihapjen e procesit gjyqësor, Gjykata e Apelit të Milanos ka lënë të lirë Hatinë, i cili pritet të kthehet në atdhe brenda pak ditësh, duke përmbyllur përfundimisht një proces të gjatë betejash me gjyqësorin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit