-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1.5 mln euro vepra arti të kapura në Fier, kryeplaku: Janë pa vlerë, i shesim me 500 lekë në treg

Kryesoret

Dy persona u arrestuan në Fier nën akuzën e trafikut të veprave të artit nga Greqia për t’i shitur në Shqipëri.

Policia po ashtu sekuestroi 107 vepra arti të trafikuara, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera me vlerë rreth 1.5 milionë euro.

Kryeplaku i romëve, Panajot Alushi shprehet se personat e arrestuar nuk kanë lidhje me trafikimin e veprave të artit, duke thënë se bëhet fjalë për gjëra të vjetra me vlerë të ulët.

VIDEO/ “Thesari 1.5 mln euro!” Kokë mermeri, piktura e shpata të zbuluara në Fier

“Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë duhet të marri masat për këtë shtresë. Shpëtim Kalemi ka dalë nuk e ka ndaluar dogana greke dhe ajo shqiptare, që i ka kaluar këto objekte me  makinën e tij, i ka kaluar në skaner dhe ka paguar 260 euro, tani ato gjëra të vjetra që ne shesim me 500 lekë të vjetra në treg, bujrum të bllokojë të gjitha tregjet.

Ai po nxjerr kafshatën e bukës, pastaj për personin tjetër nuk e shtron. Gjerat që janë kapur në shtëpinë e Shpëtim Kalemit, janë gjëra pa vlerë, të futet ekspertiza, ti verifikojnë. Ata janë gjëra që shiten me 1 mije lekë dhe 500 lekë.

Të merren masa për atë, sepse ai është një njeri që mezi po ushqen kalajmajt, ka dhe dy jetime në shtëpi. Drejtori i Policisë së Fierit për mua nuk ka arsimin e duhur dhe duhet shkarkuar nga detyra.

Ne nuk e lejmë më kaq, do ta çojmë çështjen në gjykatën e Strasburgut. Nuk është hera e parë. Ka goditur dhe familjen time, por ne fituam dëmshpërblim nga gjykata e Strasburgut,” tha ndër të tjera ai.

Trafikuan vepra arti të çmuara, goditet grupi kriminal në Fier, 2 të arrestuar

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit