Sokol Mjacaj dhe 12 punonjës të burgut të Peqinit kanë dalë para Gjykatë së Elbasanit rrethuar nga forca të shumta policie.
Policia e Elbasanit, ekipet Shqiponja dhe FNSH kanë marrë nën kontroll godinën e gjykatës, ku do të jepet masa e sigurisë për Mjacajn, i cili ka hapur zjarr në drejtim të të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.
Për pasojë, i vdekur në vend mbeti Lleshi dhe i plagosur Shaqja. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara. Gjithashtu para gjykatës dalin edhe zinxhiri komandues i arrestuar.
Të arrestuarit;
Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër
Drejtori i burgut Kamber Hoxha 59 vjeç
Shefi i policisë së burgut Qani Muça 60 vjeç
Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali 54 vjeç
Shefi i regjimit në burg Vilson Shima 37 vjeç
Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari 52 vjeç
Policë shërbimi Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire
Policë të burgut Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali
FNSH “rrethon” gjykatën e Elbasanit! Vrasësi dhe zinxhiri komandues futen brenda