Policia e Tiranës ka zbuluar dhe goditur 2 call centera të ku mashtroheshin kryesisht gjatë natës qytetarë në kontinente të ndryshme, që të investonin në tregje fiktive.
Si rezultat janë arrestuar Bekim Byberi, Jani Janko, Klaudio Demiri dhe Andi Lleshaj, ndërsa u sekuestruan 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh (të kompanive të huaja) dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.