Ditën e sotme dolën në gjyq për masën e sigurisë, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët me drejtorin në krye që u arrestuan në burgun e Peqinit pas vrasjes së Arben Lleshit pak ditë më parë.
Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha është shprehur se rreth orës 13:52 të datës 15 dhjetor, ka qenë në zyrën e tij, kur ka marrë një njoftim në radio se diçka kishte ndodhur në godinën B, në ambientet e ajrosjes. Hoxha deklaroi se ka dalë nga zyra dhe shkoi për në regjimin e brendshëm, aty ku ka parë Lleshin dhe Shaqjan me gjak.
“Më datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 minuta kam qenë në ambientet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënëse-marrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajrosjes. Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë.
Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm. Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri dhe ishin me gjak. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore” thuhet në dëshminë e tij.
FOTO/ Ky është vrasësi brenda “kafazit” që tronditi burgun e Peqinit