-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdes! Zbulohet qumësht i pasigurt

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve njofton se ka zbuluar një rast ku qumështi tregtohej si i freskët, por në fakt rezultoi se ishte i pasigurt duke u asgjësuar. Subjekti, restorant me produkte mikse, por edhe dy të tjera janë gjobitur.

“AKU masa ndëshkuese në Durrës, Elbasan dhe Kukës për ushqim të pasigurt

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë së tij, ka ushtruar kontrolle në gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qarqet Durrës, Elbasan dhe Kukës, trupat inspektuese të AKU-së në tre subjekte me natyrë aktiviteti, “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant  me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, kanë konstatuar probleme me sigurinë ushqimore.

Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin si ushqim i pasigurt dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy  subjektet e tjera janë konstatuar, mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.

Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500’000 lekëve.

AKU në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar edhe më tej kontrollet  për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve” njofton AKU.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit