10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti flet nga zona e re ekonomike: Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti në inaugurimin e zonës ekonomike në Budrikë të Vitisë, ka thënë se të rinjtë do të kenë më shumë mundësi të reja për punësim në vend, se sa t’i kërkojnë ato jashtë vendit. Kurti ka thënë se në këtë zonë ekonomike do të gëzojnë hapësirë rreth 30 biznese të Vitisë dhe rrethinës së saj.

“Të rinjtë tanë do të kenë më shumë mundësi të reja në vend, përpara se t’i kërkojnë ato jashtë vendit. E këtë hapësirë që po e inaugurojmë sot do ta gëzojnë së shpejti përmes thirrjeve publike rreth 30 biznese.

Në tre vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin parqeve të reja industriale, përmes tyre po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësin, parakushte këto për punësim, zhvillim e transformim”, ka theksuar Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit