-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ruante 75 kg drogë në garazh, fqinjët njoftuan policinë, në pranga 20-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Një 20 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia e Bergamos, atij i’u gjetën 75 kg drogë të mbajtur në një garazh të një pallati në Pedrengo.

20-vjeçari nuk është i pajisur me dokumenat për të qëndruar në territorin italian, gjithashtu ka dhe precedentë penalë, pasi ai ishte arrestuar në Romë nëntorin e kaluar për posedim kokaine.

Hetimi ndaj shqiptarit buron nga një raportim i disa banorëve të zonës, të cilët dyshuan për një vajtje-ardhje makinash dhe personash të cilët nuk ishin të zonës.

Për këtë arsye janë organizuar shërbime të veçanta vëzhgimi, të cilat kanë rezultuar në zbulimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike herët në mëngjes. Në fakt, një nga makinat e monitoruara ka hyrë në një garazh ku efektivët që kanë ndërhyrë kanë gjetur 60 kg hashash dhe afërsisht 15 kg marijuanë që subjekti po ngarkonte në makinë.

Me këtë rast u gjet dhe sekuestrua një makineri për numërimin e parave, 4 gjurmues GPS dhe material ambalazhi. Gjithashtu u sekuestrua një celular dhe një makinë, të gjitha të lidhura me trafikun e drogës. I arrestuari u shoqërua më pas në burgun lokal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit