Policia britanike ka hapur një hetim për mënyrën sesi u festua goli i futbollistit të Aston Villas, Oliver Uatkins në ndeshjen e javës së 17-të të Premier Ligës angleze. Aston Vila mundi Brentford 2-1 në transfertë dhe golashënuesi më i mirë i klubit nga Birmingami shënoi golin e fitores në minutën e 85-të.
Pas kësaj, ai shkoi drejt portës së ish-skuadrës së tij, ku bën pjesë edhe portieri i Kombëtares shqiptare Tomas Strakosha, Brentfordi, dhe përmes rrjetës së portës i dha një mesazh të shpejtë dikujt nga publiku dhe më pas drejtoi gishtin në të njëjtin drejtim.
“Jemi në diskutime me përfaqësuesit e Brentfordit dhe Aston Vilës dhe po mundohemi të zbulojmë sa më shumë detaje rreth rastit”, tha policia, ndërsa vetë futbollisti reflektoi reagimin e tij në këtë mënyrë.
“Që në minutën e parë një person nga tribuna më ofendoi. Jo, nuk ishin sharje racore, por kishte shumë ofendime në nivel personal. Ndjeva nevojën t’ia ktheja pas çdo gjë. Reagimi im nuk ishte për dikë tjetër, por vetëm për të”, u shpreh Uatkins pas ndeshjes.
Pas një “festimi” të tillë të golit të Uatkins, shumica e futbollistëve të të dyja skuadrave shtynë njëri-tjetrin në fushë, gjë që në fund nuk u kthye në një përballje fizike. Uatkins është lojtari më i mirë i Aston Vilës dhe përfaqësueses angleze.
/PANORAMASPORT.AL