-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë! Policia “ngrihet në këmbë”

Kryesoret

Arrestohet një 27-vjeçar në Tiranë pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në afërsi të banesës së të afërmve të tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, dy krehra dhe municion luftarak. Ngjarja ndodhi në fshatin Zaranikë. I arrestuari është Dh. Th., 27 vjeç, banues në Shkozë.

“Ky person mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve të tij. Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit