-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet misteri, flet vrasësi: Ja ku e fsheha pistoletën brenda burgut

Kryesoret

Dosja e prokurorisë me dëshminë e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha zbardh shumë detaje për atë që ndodhte brenda këtij institucioni. Misteri i madh është si është futur pistoleta brenda për të arritur në dorën e Sokol Mjacajt. Kësaj pyetje ende nuk i është dhënë përgjigje në një kohë që skanerët ishin jashtë funksionit.

Megjithatë, Mjacaj sipas drejtorit ka treguar se ku e kishte fshehur. Sipas drejtorit Mjacaj ka treguar se e ka futur armën para një muaji dhe e ka mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. Ngjarjen i ka treguar se e ka bërë pasi ka marrë vesh se do të futej në 41-biss.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komunikim ishte shumë i qetë. Më tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biss”, ka dëshmuar Hoxha para prokurorisë.

“Po iki të marr kafe”! Drejtori i burgut të Peqinit: Sokoli i vuri pistoletën në qafë policit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit