-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 20 shqiptarë në Itali, policia sekuestron 3 milionë euro drogë

Kryesoret

20 shqiptarë dhe 2 italianë janë arrestuar në Itali. Operacioni u shtri njëkohësisht në Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara.

Gjatë këtij operacioni  janë sekuestruar 20 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe 453 mijë euro cash në një operacion të quajtur “Turn Over” për goditjen e një organizate kriminale droge.

Rreth 80 Karabinierë së bashku me njësitë e qenve kanë dalë në terren që nga agimi i ditës së sotme, për të ekzekutuar urdhër arrestet. Operacioni u riemërua “Turn Over”, sepse karakteristikë dalluese e klanit ishte zëvendësimi i vazhdueshëm i shpërndarësve që vepronin në zonë me “punëtorë të freskët”, të ardhur nga Shqipëria.

Hetimi për operacionin e sotëm lindi nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi shqiptar, i cili u gjet në posedim të 110 dozave kokainë, me një peshë totale prej 94,2 gram dhe shumën prej 11.950 euro në qershor 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit