Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit.
Ka dyshime që Indrit Shaqja, që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn.
Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja.
Ai ka dyshime të ketë bashkëpunuar në vrasjen e Arben Lleshit teksa po verifikohen rrethanat. Shaqja ndodhet në spital