Kukësi gjendet nën pushtetin e mjegullës së dendur, temperaturave të ulëta dhe ngricave.
Për pasojë tubacionet e rrjetit nëntokësor të ujësjellësit që furnizon banorët e disa pallateve të lagjes 2 të qytetit kanë ngrirë gjatë natës e për pasojë tubacionet janë çarë duke bërë që uji të dalë mbi asfalt.
Sa i përket situatës me ngrica dhe mjegullën, deri më tani nuk raportohet për problematika në rrugët nacionale e rurale apo emergjenca civile.