-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari përdorte emra të ndryshëm në SKY ECC, flet para gjykatës belge se si transportonin kokainën

Kryesoret

Është zhvilluar sot seanca e dytë gjyqësore në Bruksel ndaj 124 të pandehurve në të ashtuquajturin Megaprocesi i “Sky ECC” kundër një organizate kriminale të trafikut të kokainës të përbërë nga shqiptarë, belgë e kolumbianë.

Mediat në Belgjikë shkruajnë se një nga drejtuesit e grupit që është shtetas shqiptar ka vendosur të flasë i pari.

Shqiptari shpjegoi se ai ishte përgjegjës për marrjen me qira të makinave luksoze dhe monitorimin e shoferëve që dërgonin kokainë në Itali, Gjermani e deri në Suedi, kjo përmes Belgjikës.

Shqiptari Maringlen C. thuhet gjithashtu se ka qenë i përfshirë në rrëmbim dhe sulm. “Unë vetëm e pashë atë,” tha ai. “Unë isha në Roterdam në atë kohë dhe mora mesazhin se Abdelhak H. po vinte atje për të marrë një ngarkesë kokainë. E dija që kishte pasur një problem me një ngarkesë të mëparshme. Kur shkuam te një shqiptar tjetër për të marrë drogë H. është rrahur menjëherë dhe ai ka rrëfyer se e kishte vjedhur atë ngarkesë të mëparshme”. Maringlen C. gjithashtu pranoi se ai kishte jetuar me Eridan Guerreron për një kohë dhe u kishte dhënë drogë shoferëve të transportit të drogës dhe kishte bërë pagesa. “Por unë nuk kam asnjë lidhje me nxjerrjen e sasive të mëdha të kokainës nga porti i Dunkirk” tha ai

Një tjetër shqiptar pranoi se kishte punuar në një laborator droge dhe kishte “larë” 80 kilogramë kokainë, ndërsa një i ri nga Andenne pranoi se kishte kryer gjashtë transporte droge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit