Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit në Pragë në Universitetin e Arteve. Numri i saktë i viktimave nuk është bërë ende i qartë, autoritetet thonë se autori është eliminuar pas masakrës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan studentët duke ikur nga ndërtesa me duart e tyre të ngritura në ajër. Punonjësit e universitetit u paralajmëruan se sulmuesi mund të lëvizte rreth ndërtesës, thotë një dëshmitar okular për Radio Liberty.
Students hiding on ledge during mass shooting at Charles University in Prague pic.twitter.com/2LqVA2gm2M
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023
Në disa pamje shihen studentë në parvazin e një dritareje në përpjekje për tu fshehur nga shënjestra e autorit. “Në bazë të informacioneve fillestare mund të konfirmojmë se në vendngjarje ka persona të vdekur dhe të plagosur”, tha policia në një deklaratë në X. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në afërsi dhe të mos dalin nga shtëpia”.
VIDEO-Tronditëse! Plumba dhe vrap, njerëzit ia mbathin nga sytë këmbët