-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Afati i marrëveshjes është i qartë!

Kryesoret

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirsolav Lajçak është shprehur se ka një afat të qartë për marrëveshjen kontraktuale me BE-në  dhe kriteret e anëtarismit të Serbisë.

Në një intervistë për Express, Lajçak është shprehur se shtetet anëtare të unionit, e kanë ngarkuar bllokun evropian që zotimet e Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja të përfshihen në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë, i cili mbulon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, para fundit të janarit 2024

“Ndërkohë, shtetet anëtare të BE-së e kanë ngarkuar BE-në që zotimet e Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja të përfshihen në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë, i cili mbulon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, para fundit të janarit 2024. Pra, këtu kemi një afat të qartë kohor për formalizimin e Marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë”, ka thënë ai.

Lajçak e ka lënë të hapur mundësinë për ndryshimin e këtij dokumenti, duke thënë se kjo mund të bëhet veçanërisht për ta përmirësuar lexueshmërinë e tekstit dhe për ta bërë atë më të kuptueshëm.

“E kuptojmë rëndësinë e qartësisë së plotë në lidhje me këtë dokument dhe kemi kënaqësinë t’i përgjigjemi secilës pyetje që lidhet me të. Në të njëjtën kohë, jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të arsyetuara dhe sqarime, veçanërisht për ta përmirësuar lexueshmërinë e tekstit dhe për ta bërë më të kuptueshëm”, ka thënë emisari evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit