Praga u trondit ditën e sotme nga një sulm me armë në universitet. Mbi 15 viktima dhe mbi 30 të plagosur. Autori është vrarë. Dyshohet se ka qenë më parë student në këtë universitet.
Për një pasqyrë të situatës nga Praga, “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë në “Skype” me kompozitorin shqiptar në Çeki, Egli Prifti. Ai u shpreh se brenda në universitet ishte edhe një pedagoge shqiptare që fatmirësisht ka shpëtuar.
“Për fat të keq numri i viktimave po rritet. Është diku tek 15-ta. Fakulteti është i Filozofisë, aty është edhe departamenti i gjuhës shqiptare, aty ka qenë edhe një lektore shqiptare. Dëgjonte të shtënat dhe ishte mbyllur në klasë, sipas miqve që kemi folur. Lektorja është mirë, e kanë marrë e kanë dërguar në një tjetër godinë.
Lektorja është nga Kosova. Jemi të shokuar të gjithë. Nga lajmet për autorin thuhet se ishte student. Thuhet se paska shkruar edhe në internet që do të bëjë vrasje masive. Është e kuptueshme, Çekia është një vend i qetë” tha ai për “5Pyetjet.al”.
Terrori në Pragë/ Fillimisht vrau babanë në shtëpi, pastaj sulmoi universitetin