-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF kundër Superligës: S’ka vend për të, dëmton gjithë futbollin

Kryesoret

Federata Shqiptare e Futbollit mban një qëndrim kundër krijimit Superligës Europiane të futbollit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale FSHF, ka shprehur qëndrimin e sajë në lidhje me vendimin e Gjykatës Evropiane dhe krijimit të Superligës Europiane, ku FSHF shkruan se futbolli është për të gjithë dhe duhet merituar në fushë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me projektin në të ardhmen, ndërkohë që edhe 3 skuadra të mëdha, Bayerni i Mynihut, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid, dolën kundër krijimit të Superligës Europiane.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruan FSHF.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit